Parku Kombëtar i Prespës, pa investime
Parku Kombëtar i Prespës vijon të mos ketë vëmendjen e merituar nga shteti, pavarsisht se vizitorët nuk i mungojnë, ndonëse janë thjesht pushues ditorë. Prespa ka gjithmone diçka të re për të parë dhe ofruar, krahas objekteve arkeologjike apo kishave të cilat kjo zonë ofron për vizitorët, ai që është edhe meë kryesori për zhvillimin e turizmit "Liqeni", nuk po e kryen funksionin e tij për të thithur turistë.Siç thonë edhe vetë ata, Prespa ka shumë për të ofruar por pak investohet, ndërsa janë të detyruar të bëjnë plazh nën shoqërinë e bagëtive, që i gjen rëndom bregut te liqenit.Biznesi i zonës ndihet në ngerç, pasi, sipas tyre, Prespa është harruar nga shteti dhe ato pak investime që mund të vërehen përgjatë liqenit, janë bërë vetëm nga subjektet private.Parku Kombëtar i Prespës përfshin 9 fshatra që të gjithë të shtrirë përgjatë liqenit të Prespës, por asnjeri prej këtyre fshatrave, nuk e ka të zhvilluar turizmin në ato permasa e cila do tiu sillte banoreve te ardhura te konsiderueshme per te jetuar.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter