Braçe padit në Prokurori Bashën: Vuri në rrezik 2500 banorë, të ikë
Deputeti socialist Erjon Braçe ka kallëzuar në Polici dhe Prokurori kryebashkiakun Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i PD-së dy kompani ndërtimi të kontraktuara nga ai, por edhe drejtorin e njërës prej njësive të INUK në kryeqytet.Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Braçe tha se akuza vjen për shpërdorim detyre dhe vënie në rrezik për jetën për 2500 banorë.“Sot kallëzova në Polici dhe në Prokurori Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha,Dy kompani ndërtimi të kontraktuara nga ai, drejtorin e njerës prej njësive të INUK për Tiranën që mbulon zonën pas stadiumit Qemal Stafa. Të gjithë bashkë me veprime e mosveprime të qëllimshme kanë shpërdoruar detyrën me pasojë rrezikun për jetën më shumë se 2500 banorëve”, shkruan Braçe.Brace shtoi gjithashtu se bëhet fjalë për urdhërin e lëshuar nga Basha për të ndërtuar një aks kombëtar në zonën e Stadiumit “Qemal Stafa” .Sipas tij puna nga kompanitë e kontraktuara ka nisur pa asnjë dokument.“Bëhet fjalë për urdhrin e Lulëzim Bashës për të ndërtuar një aks kombëtar në këtë zonë pa pyetur banorët, pa kërkesë të tyre dhe me rrezik serioz për jetën e tyre.Fakti: Lulëzim Basha ka kontraktuar dy kompani për këtë investim. Kompani të cilat kanë nisur punë me urdhër të tij pa patur asnjë dokument, duke nisur nga ai bazë-leja e ndërtimit.Pra, nuk është një semafor pa leje ndërtimi, është çdo investim klientelist pa leje ndërtimi. Semafori në funksion të Fanes. Rruga këtu tek unë në funksion të Sandrit, Sames, etj. Ky ëhstë Lulëzim Basha1 Ky ëhstë armiku i këtij qytteti, ky duhet larguar sa më parë!Sakaq ai akuzoi Bashën edhe për dhënien e një leje ndërtimi për një pallat 22 katësh në “Park”. Sipas tij puna nga kompanitë e kontraktuara ka nisur pa asnjë dokument.“Në anën tjetër, pashe sot këshilltarë të PS në bashkinë e Tiranës që protestonin kundër një leje ndërtimi për një pallat 22 kate në Park që paska lëshuar po Basha.Do të doja tu këshilloja qe tu dilnin për zot edhe banorëve të kësaj rruge!! Ketu s’ka leje ndërtimi fare fare”, shkruan Braçe në postimin e tij.
e.k/oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter