Përplasen për punësimin, Kryeministri publikon shifra. Basha: Mashtrime
Tiranë- Punësimi i shqiptarëve ka ndezur përplasjen përmes deklaratash në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.Kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në fb, një grafik të Ministrisë së Mirëqenies së Punës sociale, për vendet e lira të punës, numrin e të punësuarve dhe fondet që ka përdorur qeveria në përmbushjen e këtij premtimi elektoral.17.651 vende të lira pune u shpallën gjatë 2014 dhe sipas Kryeministrit, deri në fund të qershorit mbërriti zyrtarisht në 43879 numri i vendeve të reja të regjistruara të punës.
Bashkë me këto të dhëna, që sipas Ramës, janë rezultatet kuptimplota të rilindjes së Shërbimit Kombëtar përmes zyrave të punës, Kryeministri vë nën akuzë opozitën shqiptare, e cila thote ai për këtë çështje vetëm shpif."Mllefet, shpifjet, fyerjet dhe gjithë përbërësit e tjerë të gjellës së neveritshme që gatuhet çdo ditë në mensën e SHQUP-it dhe shpërndahet përmes kamarierësh të deshpëruar për të ushqyer injorancën e pakënaqësine, vetëm e kalisin vullnetin e palëkundur qeverisës për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë. Dhe ky është vetëm fillimi..., shkruan Kryeministri në fb.Pak minuta pas këtyre akuzave ka ardhur përgjigjia e kryeopozitarit, Lulzim Basha, po përmes fb, që i cilëson shifrat thjesht mashtrime."Vulgaritet dhe fjalor i padenje shoqeruar me rrenen e dites, ky eshte kryeministri yne! Asnje vend i ri pune por mijera te flakur nga puna per shkak te taksave te larta dhe paligjshmerise qeveritare. Ekonomi e dobet, e ardhme e pasigurte eshte e verteta qe prek sot cdo shqiptar! Ndersa gjeli krekoset maje plehut",shkruan kreu i opozitës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter