U hodh në det, gjendet pas 4 muaj mbytje trupi i pajetë i Gentian Petës
Lezhë- U deshën ditë të tëra kërkimesh nga polumbarë dhe efektivë të policisë kufitare, por që e pamundur të gjendej trupi i 39-vjeçarit, Gentian Peta, derisa deti vendosi ta nxjerrë në breg, pas 4 muajsh.Gentjan Peta u hodh në det paraditen e 19 prillit, ndërsa trageti me të cilin udhëtonte po i afrohej portit të Durrësit, ndërsa 4 muaj pas mbytjes trupi i tij i dekompozuar është gjetur në grykëderdhje të lumit Drin pranë fshatit Tale në Lezhë në një distancë prej 500 metrash larg bregut.Në rrobat e kufomës është gjetur një leje drejtimi mjeti që i përket ketij shtetasi, i shpallur i humbur nga policia e Durrësit më 19 prill të këtij viti.39-vjeçari nga Gjirokastra, baba i dy fëmijëve, u hodh në det nga trageti i linjës Bari-Durrës ndërsa po kthehej në vendlindje nga Gjermania ku qëndronte si emigrant prej disa vitesh.Ai u hodh nga trageti 12 milje larg Portit të Durrësit dhe u vu re me vonesë nga ekuipazhi i tragetit. Për këtë arsye trageti, me të cilin udhëtonin rreth 600 pasagjerë u kthye mrapsht, por qe e pamundur që personi të gjendej.Gentian Peta jetonte e punonte në Gjermani, prej 3 vjetësh, ndërsa në prill të 2014 autoritetet vendosën ta dëbonin nga shteti federal, pasi nuk i përmbushte kriteret për të përfituar dokumentacionin përkatës që duhet të ketë një emigrant në zonën "Shengen".Largimi nga Gjermania duket se ndikoi negativisht te 39-vjeçari, i cili vendosi ti jepte fund jetës, duke u hedhur në det.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter