Paketa fiskale 2015, Jaka: Ja sugjerimet e biznesit për qeverinë
Sugjerimet nga Dhoma e Tregëtisë për paketën fiskale 2015 vijnë për të ndryshuar, rikuperuar dhe mundësuar partneritetin me sipërmarrjen private. Për kryetarin e Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, heqja e TVSH-së dhe ndërhyrja në statusin e Avokatit të tatim pagusëve është thelbësore.Në një intervistë për RTV Ora News, dhënë mbrëmjen e 18 gushtit, përballë gazetares Jonida Shehu, Jaka tha se Avokati i Tatim Paguesve duhet të jetë i pavarur, por i propozuar nga ministria e Financave.Jaka foli edhe për kerkesat e tjera, të sugjeruara sot tek ministri i Financave Shkëlqim Cani. Ndër to janë formalizimi i ekonomisë dhe lufta kundër kontrabandës.Referuar punës së deri tanishme të inspektorëve të tatimeve, për gazetarën Jonida Shehu, ai theksoi se inspektorët duhet të kenë integritet dhe komunikim më kulturë, pasi sipas tij asnjë punonjës nuk duhet të jetë i paprekshëm. Ndër të tjera, Jaka kërkoi edhe pavarësinë e apelit tatimor dhe shkurtimin e afatit kohor prej 90 ditësh, në 30 të marrjes së vendimeve.Ai i bëri thirrje ministrit Cani që kjo të mos jetë vetëm një kerkesë me bonsens, por bonsensi i plotë për të implemtuar sugjerimet e biznesit në implementimin e ligjit.Intervista e plotëJonida Shehu: Nja nga ngjarjet e ditës për një seri kërkesash nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë. Ajo i ka bërë mazhorancës kërkesa për të rishikuar një pjesë të ligjeve që kanë hyrë apo do hynë në fuqi, por edhe për të riparë një pjesë të paktës fiskale. Pse tani ?Nikolin Jaka: Dhoma e Tregëtisë nuk është hera e parë që del me një paketë sugjerimesh. Dhoma e Tregëtisë i kthen përgjigjen ministries së Financave, pasi në 6 gusht na ka dërguar shkresë ku pret sugjerimet e shoqatave të bizesit lidhur me paketën fiskale dhe ligjin e procedurës tatimore, gjë e cila është në qeveri për tu ndryshuar , për të ndërhyrë, për të rikuperuar, për të bërë të mundur që të ketë nje partneritet në komunikim të drejtëpërdrejtë me sipërmarrjen private dhe në ndihmë të sipërmarrjes private.Jonida Shehu: Kjo është për pjesën e ligjeve që nuk janë diskutuar akoma, por ju keni kërkesa dhe për pjesën e ligjeve që nuk janë miratuar?Nikolin Jaka: Kjo është për pjesën e ligjeve që nuk janë miratuar akoma dhe po pritet të ketë një konsultë të gjerë, ku sot Dhoma e Tregëtisë i dërgoi të gjitha pikat e saj dhe sugjerimet. Ne kemi pothuajse 10 ditë që organizojmë tryeza me ekspertë, Sot kaluam në një analizë me gjtthë anëtarët për sugjerimet që do japim.Jonida Shehu: Për çfarë është e shqetësuar Dhoma?Nikolin Jaka: Kush janë ndërhyrjet që i sugjerojmë ministrisë së Financave? Ne ministrisë së Financave lidhur me procedurat tatimore, kërkojmë ndërhyrje në statusin e Avokatit të tatimpaguesve që është shumë e rendësishme. Avokati i tatim paguesit është një institucion i ri, i krijuar për t’i shërbyer sipërmarrjes private, një nstrument në përdorim të organit tatimor. Ne kërkojmë që avokati i tatim paguesit të ketë një procedurë jo vetëm konsultimi por edhe rregullimi me lig, duke iu nënshtruar precedencave të BE> Duhet të jetë i pavarur, i propozuar nga sipërmarrja priate dhe i emëruar nga ministria e Financave.Jonida Shehu: Avokati tatimor çfarë bën tani dhe me ndryshimet që ju kërkoni çfarë duhet të bëjë?Nikolin Jaka: Sot në qeverinë që kaloi sugjerimet e Avokatit të tatimpaguesve nuk kanë qenë prezent nga administrata tatimore. Realisht ka punuar, kemi një avokat profesionist dhe njeh mirë fëshën e sistemit fiskal, është i emëruar nga qeveria dhe kjo është kundërshtia që sipërmarrja private ka, sepse nuk mund të zgjedhë qeveria. Është precedent e sistemit komunist ku avokati i qytetarëve emërohej nga shteti. Ne kërkojmë që të kemi precedencat e Bashkimit Europian, ku ky avokatë të ketë integritetin, pavarësinë dhe stafin e tij për të qenë të aftë të mbrojnë bizneset në bashkëpunim me përfaqësitë e sipërmarrjes së biznesit.Jonida Shehu: Do të funksionojë si një zyrë e një shërbimi privat ?Nikolin Jaka: Ne pretendojmë që sugjerimet tona të merren parasysh ku Avokati i tatimpaguesve të jetë i propozuar nga sipërmarrja private dhe i emëruar nga ministria e Financave. Ne kërkojmë që ai të jetë në varësi të ministrisë së Financave. Po kështu edhe per Drejtorinë e apelimit tatimor. Deri në 2007 ajo funksiononte me një numër të cakuar ekspertësh, ku disa emra emëroheshin nga ministria, disa emra propozoheshin nga institucione të përfaqësuar nga biznesi dhe disa nga shoqata e kontabilistëve. Në rastin konkret kishim një komision apelimi që pothuajse ishte i pavarur, profesional, shumë teknik dhe i paanshëm në dhënie e vendimeve. Duke menduar që duhet të jenë në dorën e ministrisë së Financave, gjithë instrumentat e ankimit të biznesit në vitin 2007 ndryshoi, duke e shkrirë paraprakisht dhe duke e lënë në fuqi, pasi u bë i pamundur ankimi i kërkesave të sipërmarrësve dhe u la të emërohej nga ddrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. të komandohej nga ai dhe çdo gjë të bëhej nëpërmjet organit tatimor. Organi i cili është palë kundërshtare me sipërmarrjen private . Nëse kemi dy palë kundërshtare, drejtoria e apelimit duhet të jetë në varësi të ministrisë së Financave, ku edhe këtu kërkojmë përfaqësi për të mbrojtur të drejtën e ankimit të sipërmarrjes private.Ka dhe pika të tj që kanë të bëjnë me performancën e stafit të sistemit fiskal.Jonida Shehu: Çfarë do të thotë kjo?Nikolin Jaka: Vlerësimi i performancës do të thotë sa eficent dhe sa dobiprurës është një inspektor në zbatimin e ligjit, në dobi të buxhetit të shtetit duke zbatuar ligjin.Jonia Shehu: Po pse është i intersuar biznesi se si është performanca e një inspektori për buxhetin e shtetit?Nikolin Jaka: Nja nga kërkesat e Dhomës së Tregëtsisë është formalizmimi i ekonomisë. Ne jemi për një luftë të ashpër kundër informalitetin, piraterisë, kondrabandës dhe gjithë fenomenet e tjera që cënojnë ekonominë e ndershme. Ne sugjerojmë që në mënyrë të që të kemi një eficencë duhet në radhë të parë të kemi inspektor me integritet, të përgatitur dhe komunikimi i tyre të jetë kulturë dhe prezencë. Atij i besohen vjelja e të ardhurave të buxhetit të shtetit gjë e cila gjeneoron po për sipërmarjen private dhe gjë e cila elemenon padrejtësitë që janë perms sipërmarrësve të ndryshëm.Ne propozojmë që nëse një inspektor tatimesh, në varësi të performancës dhe punës së tij, kemi një vendim gjykate të formës së prerë ku ka hedhur poshtë aktin e tij, atëhërë duhet proceduar me parlajmërim për largim nga puna. Nëse ai ballafaqohet me eksperiencën e tij profesionale me dy vendime të formës së prerë atëherë është i detyruar të përjashtohet nga sistemi fiskal dhe të vazhdojë procedura e largimit nga puna. Dy vendime kundër tij e largojnë nga punaJonida Shehu: Ju keni mbërritur deri në pikën ku i kërkoni qeverisë të shohi me kujdes performancen e inspektorëve se keni pare që puna e tyre çalon?Nikolin Jaka: Kemi patur raste që janë demostruar në mënyrë të herëpasherëshme nga Dhoma e Tregëtisë . Pas ardhjes së qeverisë së re ka patur një ndryshim thelbësor në komunikim. Ne realisht i besojmë partneritetit duke u bazuar te instrumentat ligjore, tek praktikat që i shërbejnë ngritjes së sistemeve të sakta dhe ligjore.Jonida Sheuhu: Ndjeni një lloj arrogance nga punonjësi tatimor që kërkoni të përjashtohen ?Nikolin Jaka: Unë po e theksoj që me ardhjen e qeverisë së re kemi ndryshim të komunikimit, tjetër komunikim me sipërmarrjen private, gjë e cila konsiston në njofime apo reformë për të formalizuar ekonominë në mënyrë private por sipërmarrja private do garanci dhe garancia e partneritetit është ngritja e sistemeve. Ne nuk duhet të besojmë shumë tek vullneti i njerëzve, por objektivisht duhet të jemi të argumentuar dhe këtë partneritet ta kemi të qendrueshëm.Jonida Shehu: Ju kërkoni që ashjë punonjës i tatimeve të mos jetë i paprekshëm?Nikolin Jaka: askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, as biznesi e as administrata publike nuk mund të jetë e paprekshme.Jonida Shehu: Pikë tjetër?Nikolin Jaka: Një pikë tjetër është procesi i falimentit, Procesi i falimettit trajtohet edhe në ligjin për shoqërite tregëtare, por edhe në ligjin për procedurat tatimore. Ne kemi kërkuar ndërhyrjen në këtë ligj, pastaj të shohin mundësinë e ndërhyrjes në ligjin për shoqëritë tregëtare, pasi realisht mbase me energji të zezë është futur në këtë ligj represion i plotë ndaj sipërmarrjes private. Në rast se aksioneri delegon administrimin e kompanisë tek në njëri i jashtëm, ose ortak, në rastin e falimentit ,apo linjës së detyrimeve, ligji e detyron grupin e aksioneve që të paguajne detyrimet me asetet e tyre. Sanksionet shtrihen jashtë kompanisë me shoqëri të kufizuar, pasi shoqëritë aksionere kanë tjetër trajtim ligjor.Jonida Shehu: Po kush do i paguaj këto detyrime?Nikolin Jaka: Në rastin konkret kur kemi të bëjmë me procedurë falimenti, ne e kemi cilësuar këtë, që nuk është vërtetuar vepër penale në administrimin e aksionerëve apo administratorit dhe procedura e falimentit është në normalitetin e saj, qoftë të mungesës së pritshmërive apo gabimeve njerëzore të administratorit, atëherë gjithë konsekuenca duhet të jenë mbi administrimin e gabuar , qoftë edhe mbi aksionerin që ka bërë rolin e adminstratorit. Nuk mundet në aksioner, i cili ka qenë pjesë kontribuese në aksionin e kompanisë të cënojë bizneset e tjera për hir të një gabimi. Kjo është dicka që duhet pare me kujdes.Kur kemi të bëjmë me pavarësinë e apelimit tatimor, ne pretendojme që vendimet e apelimit të jenë jo më të gjata se 30 ditë. Sot përballlemi me një procedurë 90 ditore. Një procedurë 90 ditore kur sipërmarrja private paguan edhe detyrimin parapkrak, pasi nuk plotëson kushtin për të bërë ankimim. I bie që do presi 90 ditë për të marrë një vendim të një apeli tatimor ku varësia është e drejtëpërdrejtë nga organi tatimor. Ne kemi kërkuar jo vetëm pavarësinë e apelit tatimor, por edhe shkurtimin e procedurës për marrjen në shqyrtim të një kërkese nga sipërmarrja private dhe kjo të mos jetë më shumë se 30 ditë. Ajo që kemi diskutuar sot me ministrin e Financave dhe ajo realisht e ka mirëkuptuar logjikën, është që edhe në rastet kur apeli tatimor që është në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i jep një vendim, që janë raste të rralla, në statistika vetëm 5 % janë në favor të biznesit dhe 95 % janë në favor të organit tatimor.Jonida Shehu: Si ka mundësi?Nikolin Jaka: Sepse është në varësi të organit tatimor. Duhet të jetë i pavarur, i shkëputur në rastet kur jepet një vendim në favor të sipërmarrjes private. Drejtoritë rajonale ngrihen nëpërmjet kërkesë padive në gjykatë, pra kudër vendimit të apelit, kundër strukturës së saj. Ne jo vetëm kërkojmë pavarësinë, por kërkojmë që nëse apeli tatimor merr një vendin në favor të sipërmarrjes private atëhërë nuk ka më të drejtë që drejtoritë rajonale apo inspektorët e tatimeve të ngrejnë padi dhe të zgjasin procedurën me sistem gjyqësor.Jonida Shehu: Janë një seri burokaracish që sorollasin biznesin.Nikolin Jaka: Po, por që janë shumë, është hera e parë që një ministër financash me bonsens bënë një kërkesë për sugjerim. Uroj, duke i dhënë dhe një sinjal zotit Cani që të mos jetë vetëm nëj kërkesë me bonsens por të jetë bonsensi i plotë për të impelemtuar sugjerimet e biznesit në implementimin e ligjit.(Në video: Intervista e plotë)