Shkodër, ndotja mjedisore dhe akustike në plazhe, Inspektoriati: Kemi gjobitur shkelësit

Shkodër- Zonat turistike kanë qenë këto muaj në fokus të Agjencisë Rajonale të Mjedisit për mbajtjen pastër të ambientit dhe respektimit të rregullave të përcaktuara për ndotjen akustike.Megjithëse këto aksione kanë patur intensitetin e tyre, nuk kanë munguar edhe shkeljet që janë pasuar me gjoba. Kryeinspektori i Mjedisit në Shkodër, Edmond Tërthorja, sqaron se ankimet e bëra nga qytetarët janë ndjekur hap pas hapi.Tërthorja ndalet edhe tek kontrollet që këtij Inspektoriati i janë ngarkuar mbi zbatueshmërinë e moratoriumit të gjuetisë.Zonat e qarkut mbulohen nga policia pyjore, e cila duhet të tregoje kujdes specifik në zonat e mbrojtura dhe rezervate.Këtë vit, situata ka qënë më e qetë në zonat turistike, por janë harruar ato që ende nuk e gëzojnë këtë status, që në këtë periudhë në Shkodër, po mbulohen nga mbetjet urbane.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter