Intervista - Nikolin Jaka: Propozimet e biznesit për paketën fiskale 2015 - 18 Gusht 2014

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka prezanton propozimet e biznesit për paketën fiskale 2015.  Në një intervistë për RTV Ora News, dhënë mbrëmjen e 18 gushtit, përballë gazetares Jonida Shehu, Jaka tha se Avokati i Tatim Paguesve duhet të jetë i pavarur, por i propozuar nga ministria e Financave.  Ndër të tjera, Jaka kërkoi edhe pavarësinë e apelit tatimor dhe shkurtimin e afatit kohor prej 90 ditësh, në 30 të marrjes së vendimeve.