Fier, trafik i rënduar nga fluksi i pushuesve, bllokim qarkullimi në akset hyrëse e dalëse
Fier- Ardhja e emigrantëve gjatë muajit gusht dhe turistëve për sezonin turistik, paralizon trafikun në akset lidhëse dhe në qënder të qytetit të Fierit.Një numër i madh automjetesh jo vetëm që hyjnë në qytet, por edhe të cilat dalin drejt jugut apo segmentit që të çon në plazhin e Semanit, krijojnë kaos në qarkullim.Fieri është një pikë kyçe, që të lidh me zonat bregdetare të jugut dhe kjo periudhë e vitit shoqërohet gjithmonë me trafik të rënduar në akset e qytetit, i cili zgjat nga disa minuta në një orë.Edhe prezenca e policisë së qarkullimit rrugor, shpesh e bën të vështirë qarkullimin e lirë të automjeteve, duke qenë se numri i makinave me ardhjen e emigrantëve shtohet ndjeshëm.Me gjithë masat e ndërmarra nga policia e Qarkullimit Rrugor në fillim të sezonit veror për të shmangur trafikun dhe aksidentet e mundshme, edhe këtë vit muaji gusht shoqërohet me pritjen e drejtueseve të automjeteve për të përfunduar në destinacion.Trafiku në Fier rëndohet më tepër edhe nga mungesa e tabelave orientuese, duke qenë se shumë udhëtarë që duan të shkojnë drejt Tiranës apo drejt jugut përdorin rrugët lidhëse të qytetit dhe jo unazën për të shmangur këtë bllokim të trafikut.Një kaos që është gjithmonë prezent në këtë periudhë të vitit në akset hyrëse dhe dalëse të Fierit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter