Kosovë, Thaçi uron i pari ish-Presidentin Klinton për ditëlindje: Urime, miku im!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2014, 08:04
Prishtinë – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka nisur ditën e sotme duke dërguar një urim ish-Presidentit të SHBA:“Urime për ditëlindjen, miku im Bill, jetë të gjatë,shëndet suksese për ju dhe familjen tuaj,” – shkruan Thaçi në Facebook.Thaçi e ka nisur urimin në mesnatë, kur sapo ka hyrë data 19 dhe ka shprehur kësisoj respektin e tij të popullit kosovar për ish-Presidentin Amerikan Bill Klinton, që iu gjend Kosovës në ditët e saj më të vështira të agresionit serb.Bill Klinton ose me emrin e plotë William Jefferson Blythe III, u lind më 19 gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas.ar.sh/Oranews.tv
Postimet by Hashim Thaçi.