Elbasan, falsifikonte tekstet shkollore, arrestohet 47 vjeçari

Elbasan- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 47 vjeçar, pasi akuzohet për riprodhim pa të drejtë të librave. Pëllumb Zekthi, pronar i një librarie në rrugën “Rinia”,u kap në flagrancë mbrëmjen e sotme, teksa po riprodhonte libra shkollorë të autorëve të ndryshëm pa lejen e tyre me qëllim fitimi.Gjatë kontrollit në librarinë e tij, 47 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale makineritë që përdorte për këtë aktivitet të paligjshëm, një sasi e konsiderueshme librash shkollorë si dhe mbi 1000 lastra të gatshme për prodhimin e librave me autor të huaj si dhe etiketa të produkteve ushqimore të falsifikuara.Arrestimi i Zekthit u bë i mundur nga Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, ndërsa nënvizohet se hetimet vijojnë për zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm në këtë aktivitet.Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Riprodhimit pa të drejtë të veprës së tjetrit", "Falsifikim i vulave e stampave" dhe "Fshehja e të ardhurave".(Në foto: Makineritë, librat shkollorë, lastrat dhe etiketat fallco të sekuestruara)12 3