Familja e lë dy muaj në spital, mjekët apelojnë në media për gruan që ka humbur kujtesën

Tiranë- Kjo zonjë është 67-vjeç dhe mjekëve u ka thënë mjekëve se quhet Ifez Sherifi. Ajo ndodhet në reanimacionin e spitalit universitar të traumës dhe për më shumë se dy muaj nuk ka ardhur askush, as familjar, as të afërm dhe as miq të saj për të pyetur apo për ta marrë atë nga spitali.Me shëndet delikat, zonja para 2 muajve është gjetur në rrugë me plagë në kokë, është transportuar nga të panjohur në spital dhe ka qëndruar në reanimacion ku ka marrë shërbimin e specializuar.Gjendja e saj është tashmë e përmirësuar, por mjekët e kanë të vështirë të gjejnë të dhëna të tjera sepse 67-vjeçarja vuan nga amnezia.Madje emri dhe mbiemri është vetëm një vetëdeklarim dhe nuk disponon asnjë dokument identititeti. Mungesa e interesimit të dikujt e bëri spitalin universitar të traumës që nëpërmjet një deklarate për mediat të kërkojnë identifikimin e nga të njohurit e saj dhe nxjerrjen nga spitali.Spitali universitar i traumës bëri dhe denoncimin në polici, por edhe në këtë rast nuk pati interesim të askujt. Këto foto të zonjës publikohen me qëllim që familjarë të saj apo të njohur të kenë mundësi ta identifkojnë.