Nishani “sfidon” mazhorancën, dekreton dy anëtarë të gjykatës së lartë
Tiranë-Pas tre dekreteve me të cilat u kthente shumicës tre ligje në Kuvend, dy firma të tjera të Kreut të Shtetit pritet të thellojnë edhe më tej marrëdhëniet e acaruara mes Presidentit dhe mazhorancës.Më shumë se një muaj pasi e majta i kërkoi Presidentit të rihapte procesin e kandidimit për anëtar të gjykatës së lartë, Bujar Nishani ka dekretuar gjyqtarët Sokol Ngresi dhe Elona Stavri, për plotësimin e vendeve vakante në këtë organ, duke ia dërguar Kuvendit për miratim në shtator.Shumica kishte paralajmëruar se në rast se procesi i zgjedheve të kandidatëvë nuk do të rihapej dhe nuk do të ishte transparent, atëhëre do të rrëzonte sërish dekretet e Kreut të Shtetit, paralajmërim që asokohe vetë Presidenti e cilësoi një sulm politik.Duke lënë mënjanë kundërshtitë e shumicës, Kreu i Shtetit ka firmosur për gjyqtarin Sokol Ngresi, një jurist me një eksperiencë rreth 20-vjeçare dhe gjyqtaren Elona Stavri me një eksperiencë 14-vjeçare.Në 7 korrik, Presidenti publikoi në faqen zyrtare emrat e 22 kandidatëve që plotësonin kushtet ligjore për të qenë anëtarë të gjykatës së lartë, por ajo që vihet re është se gjyqtarja Stavri(Toro)nuk është pjesë e kësaj liste.Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:(Publikuar në faqen zyrtare të Presidencës me 7 korrik 2014)Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit:Astrit KalajaEntela PriftiFatos QatoLuan DervishiSokol NgresiKandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:Adnor ShametiArtur GaxhaErmir DobjaniErvin PupeFatmira LuliGenti ShalaGjet KolaIlir PandaLuan DaciMimoza KajoMimoza MargjekaPetrit KajaPranvera StrakoshaPrel MartiniRexhep BekteshiShpëtime PitakuSokol SadushiDekretimi i këtyre dy emrave, do të vërë sërish në provë raportet mes Presidentit dhe shumicës, e cila nuk ka hezituar të kritikojë procesin që ka ndjekur Nishani, kritika që i ka shprehur edhe me votë, duke i rrëzuar kreut të shtetit 3 kandidatura për Gjykatën e Lartë.Lidhur me dekretimin e dy kandidaturave, Ngresi dhe Stavri, kreu i shtetit arsyeton dhe emërimin e tyre.Arsyetim i dekretit Nr. 8682, datë 18 gusht 2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”Të nderuar deputetë, Me dekretin nr. 8682, datë 18 gusht 2014, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Sokol Ngresi, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, mbështetur në nenin 4/1 të këtij ligji zhvilluam raundin e konsultimeve për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit Sokol Ngresi, i cili është jurist me një eksperiencë rreth 20 vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, gjyqtarit të apelit dhe ndihmësit ligjor të anëtarit të Gjykatës së Lartë.Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin tuaj për emërimin e zotit Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lartë,Arsyetim i dekretit Nr. 8683, datë 18 gusht 2014 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”Të nderuar deputetë,Me dekretin nr. 8683, datë 18 gusht 2014, vendosa të dekretoj emërimin e zonjës Elona Stavri (Toro), si anëtare të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, mbështetur në nenin 4/1 të këtij ligji zhvilluam raundin e konsultimeve për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentes Elona Stavri (Toro), e cila është juriste me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet.Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin tuaj për emërimin e zonjës Elona Stavri (Toro) si anëtare të Gjykatës së Lartë,Me respekt,PRESIDENTI I REPUBLIKËSBUJAR NISHANI