PS: Basha ik, mos ndërto në Park Bashkia: Rama po bllokon investimet

Tiranë – Partia Socialiste i ka kërkuar sot sërish, kryebashkiakut Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga Bashkia e kryeqytetit, pasi është duke e shkatërruar Tiranën kurse Bashkia, i ka kujtuar menjëherë se ka projekte strategjike, të cilat janë duke u bllokuar qëllimisht nga Kryeministri.Në emër të PS-së, Sekretari Ekonomik Ervin Bushati e ka lëshuar thirrjen nga Parku i Liqenit Artificial, duke denoncuar faktin se kryebashkiaku që premtoi 3 vjet më parë se nuk do të jepte ndërtimi në këtë vend me gjelbërim, sot ka dhënë leje për ndërtimin e pallateve 20-katëshe.Menjëhërë pas Bushatit, ka reaguar vetë Bashkia, e cila i ka risjellë në vëmendje PS-së, se “qytetarët e Tiranës nuk harrojnë se është Edi Rama, ai që bllokoi për gjysmë viti buxhetin, shpronësimet për varrezat, investimet e reja për çerdhet, kopshtet dhe shkollat.“Qytetarët e Tiranës e dinë, - thuhet në deklaratën e bashkisë, - se Edi Rama i verbuar nga zilia dhe marazi politik urdhëroi bllokimin e bulevardit të ri të Tiranës dhe të terminalit multimodal të pasagjerëve. Edi Rama ka bllokuar garancinë sovrane për projektin e tramit.E vërteta është se Edi Rama ka bllokuar investime strategjike dhe mijëra vende pune për qytetarët e Tiranës dhe kjo sepse për Ramën lufta politike vjen para interesave të qytetarëve.” ar.sh/Oranews.tv