Shpëtohen nga mbytja 6 të rinj në Gjirin e Lalzit e 1 fëmijë në Borsh, mbytet shoku i tyre

 Durrës-Gjashtë të rinj kanë mundur të shpëtohen nga efektivët e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, ndërsa njëri prej tyre, i gjetur disa minuta më vonë, ka ndërruar jetë në spital.Si pasojë e dallgëve të mëdha, i riu është gjetur me vonesë nga efektivët. Me gjithë dërgimin e menjëhershëm drejt spitalit të Manzës dhe ndërhyrjes së mjekëve , ai nuk ka mundur t'i mbijetojë mbytjes.  Ngjarja është regjistruar mesditën e kësaj të hënë në plazhin e Gjirit të Lalzit.Të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po lundronin me një varkë, ku si pasojë e dallgëve të larta është përmbysur.Sakaq, në zonën e Borshit, një tjetër shpëtim është kryer nga efektivët e Agjensisë së Bregdetit.Ndërhyrja e shpejtë e fektivit Aziz Biçi, ka bërëtë mundur shpëtimin e jetës së një fëmije 5 vjeçar nëbregdetin e jugut.Ndërkohë vetëm një orë më vonë, 4 shtetas të tjerë po në zonën e Gjirit të Lalzit kanë rrezikuar jetën nga mbytja. Shërbimet e policisë kufitare kanë ndërhyrë duke bërë të mundur nxjerrjen në breg të 4 të rinjve nga të cilët 2 vëllezër nga Tirana.Ata janë dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit ushtarak në kryqyet, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.Policia kufitare e Durrësit, ka bërë sërish thirrje për pushuesit të tregohen të kujdesshëm dhe të mos aplikojnë note me mjete lundruese apo në distanca të largëta nga bregu.