Berat, digjet banesa e ish kreut të pyjores, i asfiksohet bashkëshortja

Berat- Banesa në pronësi të 52-vjeçarit Sabri Zyka,ish-drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në qarkun e Beratit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në në lagjen "30 Vjetori" të qytetit të Beratit.Banesa një katëshe,shtëpi private,në afërsi të tregut industrial është parë nga banorët e zones tek nxirrte tym e flakë.Kanë qënë fqinjët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen,e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hyrë në banesë, ka gjetur në mes të tymit e flakëve një 46-vjeçare të asfiksuar dhe pa ndjenja.Gruas i është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe është dërguar më pas me urgjencë në Spitalin Rajonal, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Vangjeli Zyka ishte e vetme në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit dhe nuk ka mundur të dalë dot jashtë për shkak të flakëve.Drejtori i Repartit Zjarrëfikës,Luman Spathara pohon se në momentin e mbërritjes, shtëpia ishte e përfshirë nga tymi dhe flakët e zjarrit,ndërkohë që gruaja ndodhej e shtrirë në dysheme pa ndjenja.Edhe pse flakët e zjarrit janë shuar në më pak se 30 minuta,dëmet e shkaktuar në banesë janë të mëdha,shtëpia dhe të gjitha orenditë brenda saj janë shkrumbuar tërësisht.Sabri Zyka, drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në qarkun e Beratit gjatë viteve 2002-2010, në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë, ku jeton me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter