Banesat sociale në Korçë, banorët përplasen jashtë dyerve të bashkisë
Korcë-Këshilli Bashkiak i Korçes ka miratuar listen me 95 emrat e personave të pastrehë që përfitojnë një banese sociale nga pallatet e ndërtuara para 4 vitesh.Gjatë kohës që zhvillohej mbledhja e këshillit me dhjetëra të patrehë qëndronin jashtë ambjenteve te bibliotekës "Thimi Mitko" ku kërkonin të merrnin pjesë në miratimin e kësaj liste.Situata është agravuar më tej kur shumë prej tyre nuk i kishin emrat në liste, çka ka bërë që të ketë edhe përplasje fizike mes tyre dhe policise bashkiake.Në total lista e të pastreheve që u miratua diten e sotme kishte 495 emra por vetëm 95 prej tyre përfituan nga statusi i të pastrehëve.Disa nga qytetarët që qëndronin prapa dyerve hidhnin dyshime për abuzime: Tre muaj më parë isha në listë e 5-ta, sot nuk e kam emrin askund" thotë një grua e dëshpëruar.Sipas bashkise këta emra janë edhe ata që plotesonin të gjitha kriteret për përfitimin e një shtëpie,ndërsa 400 të tjeret duhet të presin tashme ndërtimin e pallateve të tjera për këtë kategori.