Basha: E keqja po mbërthen, të dënuar në Kuvend dhe në krye të qarqeve

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokartike Lulzim Basha ka ripërsëritur sot se “e keqja po mbërthen vendin” dhe në poste kyçe të administratës po emërohen, si askund në Evropë, njerëz me precedent të rëndë penalë.Ai ka përsëritur sërish sot akuzat për deputetin socialist Arben Ndoka, të cilin PD-ja e ka akuzuar si të dënuar për prostitucion në Itali si dhe ato ndaj kryetarit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, denoncuar po nga PD-ja për rrëmbim personi në Itali.“E keqja po mbësrthen vendin - këto janë fakte, jo fjalë, - shkruan Basha në Fb. - E keqja ka mbërthyer parti politike dhe vetë pushtetin. Jemi të vetmit në Europë, ku të dënuar për krime e prostitucion, janë deputetë në Kuvend. Të vetmit në Europë, ku rrëmbyes fëmijësh emërohen Kryetarë Këshilli Qarku nga Kryeministri. Ky nuk është përfaqësimi që meritojmë. Kjo nuk është Shqipëria, që duam dhe ëndërrojmë...”ar.sh/Oranews.tv