MAS: Ja pse i hoqëm liçensën universitetit "Vitrina", 27 shkelje ligjore
Tiranë – Ministria e Arsimit ka publikuar sot të gjtha shkeljet ligjore të Universitetit privat “Vitrina”, të cilat çuan në heqjen e liçensës nga Qeveria për këtë universitet.Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca ka deklaruar sot në një konferencë shtypi se MAS do të bëjë transparent në vazhdimësi, të gjitha shkeljet nga institucionet e arsimit të lartë që u mbyllën duke filluar nga “Vitrina”.Sipas Ndrecës, nga 37 kritere ligjore që “Vitrina” duhet të përmbushte, prej saj janë shkelur 27. Ndërkohë, që do të mjaftonte vetëm një për t’i hequr liçensën.Konkretisht, tek universitet:1. Janë hapur programe studimi para se të licencohej. Regjistrimi është bërë para hapjes së programeve pa asnjë kusht, një vit para licensës dhe 2 vjet para lejes nga MAS.2. Janë lëshuar diploma para akreditimit të programit.3. Departamentet shkencore nuk kanë numrin minimal të anëtarëve të stafit nga 7 që është minimalja dhe ata nuk kanë as gradat shkencore të përcaktuara.4. Raporti personal akademik – student është më i ulët se 1/20.5. Objekti nuk plotëson standartet e sigurisë.6. Uk ka kontrata qeraje të rregullta.7. Nuk ka laboratorë, nuk ka literaturë, nuk ka mundësi të kryejë praktikë në institucionet e arsimit të lartë.8. Institucioni nuk ka tarifa fikse, për një vit studimi. Ato variajnë nga 350-700 euro.9. Dokumentacioni i institucionit nuk administrohet10. Nuk ka depozituar garancitë bankare dhe nuk garanton vazhdimësinë e studimeve.ar.sh/Oranews.tv