PD, Bylykbashi: Favori seksual në këmbim të punës, oligarkia në veprim

Skandalin e Sarandës në zyrën e PS, ku punonjësi ka karkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune është konsideruar nga PD si një oligarki në veprim.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Oerd Bylykbashi është shprehur se në të gjitha zyrat paguhet në këmbim të një shërbimi.“Skandali i Sarandës në zyrën e Partisë Socialiste, ku mëkëmbësi i deputetit Kokëdhima kërkon favor seksual me një vajzë të mitur, në këmbim të një vendi pune, është mirëfilli tregues i oligarkisë në veprim. Oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima kështu funksionon. Në të gjitha zyrat e Partisë në Shqipëri, në të gjithë zyrat e administratës, paguhet në këmbim të shërbimit, në këmbim të punësimit”, tha Bylykbashi.Sipas PD licenca për shpërdorim është dhënë nga Rama, Meta dhe Kokëdhima, duke caktuar në poste të larta persona të akuzuar dhe me precedent penal, duke iu referuar këtu edhe rastit të deputetit Arben Ndoka.“Licenca për shpërdorim në cdo drejtim, është dhënë nga Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëdhima, qysh se ata caktojnë drejtorë, trafikantët e drogës, caktojnë në krye të këshillit të qarkut, të akuzuarin për rrëmbim fëmije, fusin në parlament të dënuarin për prostitucion. Prandaj etika dhe morali i kësaj qeveria ka rënë përpara se oligarkët të vijnë në pushtet. Ata janë ngjizur në mëkat që në krye të herës, dhe nuk mund të presësh tjetër, përveç abuzimit, kudo e me këdo”, u shpreh deputeti demokrat.Këta funksionarë publik, tha Bylykbashi nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm që nuk janë të paktë."E vërtetë, këta funksionarë perversë nuk kanë parti, edhe pse skandali ndodh në Partinë Socialiste, ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm që nuk janë të paktë. Këta funksionarë perversë që i trajtojnë zyrat si pronën e tyre private, janë përfaqësuesit e oligarkisë në pushtet. Janë përfaqësuesit e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima."