Kosovë, Inflacioni në nivele të ulëta, rritje e lehtë me 0.1%

Inflacioni në Kosovë përgjatë muajit Korrik ka mbetur ne nivele te ulëta në 0.8%. Të dhënat zyrtare te publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosoves kanë konstatuar se krahasuar me një muaj më parë, indeksi I inflacionit në baza vjetore ka rregjistruar një rritje mjaft të lehtë prej 0.1%.Sipas të dhënave te Agjencise Kosovare të statistikave, gjatë muajit Korrik, rritja më e lartë e çmimeve u regjistrua në nëngrupet energjia, gazi dhe lëndë të tjera djegëse ku rritja u pozicionua ne 3.1%.Sipas eksperteve të ëështjeve ekonomike të dhënat e publikuara së fundmi tregojnë se në Kosovë mbizotëron një kërkesë e ulët për mallra duke bërë që ashtu si në të gjitha vendet e tjera të rajonit inflacioni të qendrojë në nivele tepër të ulëta.Vlen te permendetse nje nder fqinjet e kosoves, Serbia ka rregjistruar nivelin me te ulet te inflacionit ne 50 vitet e fundit. Tendenca e indeksit te cmimeve ne kosove eshte e njejte me ate te bllokut europian aty ku inflacioni vazhdon te mbetet ne nivele te rrezikshme dhe prane deflacionit.