Ankandet e Bonove, qeveria ka marrë edhe 2 mld lekë borxh

Qeveria shqiptare ka vazhduar edhe gjatë javës që lamë pas huamarrjen në tregun e brendshem me interesa minimale. Ne ankandin e fundit të zhvilluar në fundjave nga Banka e Shqiperise qeveria ka arritur të marrë edhe 2 miliardë lekë borxh.Në përfundim të ankandit të dhënat treguan se bonot me maturim 3-mujor u shitën me një interes mesatar të panderuar prej 2.99% duke mbetur në nivele pothuajse të pandryshuara në krahasim në normen në ankandin e mëparshëm.Në total, vlera e borxhit ishte 2 miliardë lekë ndërkohe që oferta ishte e pozicionuar në nivelin e 2.2 miliardë lekëve. Ky ishte ankandi i trete i bonove të thesarit i zhvilluar gjatë diteve të fundit pasi vetëm pak ditë më parë Banka e Shqiperise organizoi edhe dy ankande të tjera te bonove të thesarit me maturim 6 dhe 12-mujor, ku interesat mesatare të ponderuar ishin pozicionuar respektivisht ne kuotat e 3.14 dhe 3.21%.Gjatë këtyre ankandeve qeveria shqiptare siguroi një borxh prej 9 miliardë lekë, I cili në pjesën më të madhe konsiston në rifinancim të borxhit ekzistues të maturuar. Sipas eksperteve te ceshtjeve ekonomike, dobësia e kërkesës për kredi po i mban investimet e bankave të përqëndruara tek bonot dhe obligacionet qeveritare, çka është është një parakusht për interesa të qëndrueshme. Per me teper analistet shprehen se interesat e ulëta të bonove po përcaktohen edhe nga politika monetare lehtësuese e Bankës Qendrore, si edhe nga gjendja e mirë e likuiditetit të sistemit bankar.Kushtet e tregjeve financiare e bëjnë më pak të leverdisshëm kursimin dhe më të lirë huamarrjen e per rrjedhoje ata që kanë ose duan të marrin kredi në lekë paguajnë norma më të ulëta interesi. Pavaresisht interessave te mjaft te uleta investimi ne titujt qeveritare konsiderohet me risk zero e per rrjedhoje eshte nje metode deri diku positive per te investuar. Eksperte te ceshtjeve ekonomike jane shprehur se tregu i kredisë paraqitet ende i brishte dhe niveli I kredive te keqija eshte I larte e per pasoje bankat kanë gjetur një mundësi investimi te bonot e qeverisë, duke bërë që kërkesa për të blerë bonot në ankand të rezultojë shumë e lartë dhe interesat të ulëta.Ndërkohë, pritet që ditën e sotme dhe të neserme qeveria t'i drejtohet sërish tregut të brendshëm në dy ankande obligacionesh. Sipas njoftimit zyrtar, na ankandin e parë do të dalin në shitje 3.5 miliardë lekë obligacione 2-vjeçare me kupon indikativ 4.84% ndersa në ankandin tjetër shuma në obligacione do të jetë 40 milionë euro me afat maturimi dy vjetë dhe kupon 3.33%.