Skandalit seksual, Berisha: Rama-Kokëdhima po hakmerren, nëna me fëmijët të merren në mbrojtje
Publikimin e emrit të gruas që denoncoi skandalin seksuale me punonjësin e zyrës së deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë, Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar si një akt tjetër kriminal për tu hakmarrë.Në një postim në rrjetin social facebook Berisha shkruan se jetë e nënës dhe fëmijëve të saj jetim është në rrezik, pasi Rama dhe Kokëdhima po hakmerren, ndërsa policia e shtetit nuk i ka marrë në mbrojtje.“Të dashur miq, jeta e nënes që rrit tre jetime dhe qe me guxim te madh denoncoi para nesh krimin e shëmtuar të bandes Rama - Kokedhima ne Sarandë, është në rrezik shume të madh. Po keshtu, në rrezik të madh janë fëmijet e saj jetimë. Kjo sepse, në vend të mbrojtjes nga Policia e Shtetit, ajo dhe fëmijet e saj përballen me hakmarrjen primitive të Edi Ramës dhe sivllaut të tij Kokedhima. Rama, në nje akt të mirëfillte kriminal, urdheron PS te Sarandes, e cila ne komunikaten pare nuk kishte permendur emrin e gruas qe denoncoi pedofilin, te leshoje nje komunikaten te dyte "sqaruese", ne te cilen bene publike, ne kundershtim me ligjin, emrin e nenes qe nuk ka asnje mbrojtje.”Gjithashtu Berisha i ka kërkuar Presidentit dhe Prokurorit që të marrin masa për mbrojtjen e jetës së nënës me 3 fëmijët jetime. Ndërsa për përgjegjësit e këtij Berisha kërkon vënien para përgjegjësisë, duke akuzuar Ramën dhe Kokëdhimin si përgjegjësit kryesore.“I bëj thirrje Presidentit të Republikes, Prokurorit të Përgjithshëm të marrin çdo mase për mbrojtjen e jetës së kësaj nëne fatkeqe dhe femijëve të saj jetim. I bëj thirrje Prokurorise së Shtetit të vendos menjehere para ligjit ata që kryen krimin e rëndë, dhanë urdher dhe publikuan emrin e denoncueses së pedofilit te Ramës dhe sivllaut Kokëdhima. Paralajmëroj këtu Ramën dhe sivllaun e tij se ata dhe vetëm ata do të mbajnë përgjegjesi personale për çdo gjë që do t'i ndodhe viktimës së tyre dhe fëmijëve të saj jetim. Qytetare, zgjidhja është në duart tuaja! T'i shporrim, t'i shporrim, t'i shporrim qelbesirat”, shkruan Berisha.