Fluksi gjatë sezonit turistik, Morina numrin më të madh të lëvizjeve

Tiranë- Morina dhe Muriqani janë dy pikat kufitare të cilat kanë përballuar fluksin më të madh të turistëve jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vende të tjera të Europës.Në një konferencë për shtyp, Genc Merepeza, Shefi i kufirit deklaroi se Kapshtica dhe Kakavija tashmë kanë kaluar në vend të fundit përsa i përket fluksit të hyrje-daljeve gjatë kësaj vere.Policia e Shtetit bëri me dije se vetëm në 15 ditët e para të gushtit në Morinë kanë hyrë 130 mijë shtetas më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.“Policia Kufitare në bashkëpunim me DTI punojne për mbajtjen në gjendje pune të sistemit TIMS në të gjitha PKK dhe sidomos në ato me fluksin më të madh. Janë shtuar postet e punës në PKK me fluksin më të madh si, Morinë, Muriqan, Qafë Thanë, Kapshticë, Kakavijë, Qafe Botë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë dhe për mbulimin me punonjës me orar të zgjatur.Policia e Shtetit në të gjitha stacionet e PKM, ku ka plazhe punonjësit e PKM kryejnë edhe detyra të policisë së rendit. Njësia e lëvizëshme territoriale e Kufirit dhe Migracionit (DELTA), ka vënë në gatishmëri në interes të sigurisë në kufi dhe në plazhe, personelin dhe mjetet ne përdorim. Në pikat e kalimit kufitar me fluksin më të madh, janë shtuar 55 poste pune të kompletuara me personel dhe punohet me sistem 12 orësh”.Ndërkohë numri i pushuesve që kanë zgjedhur Shqipërinë për këtë verë është rritur.“Për muajin qershor 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1261624, shtetas dhe 362185 mjete, ne krahasim me qershor 2013, me 1022294, shtetas dhe 331304 mjete. Për muajin korrik 2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1774631 shtetas dhe 485000 mjete, ne krahasim me korrik 2013 me 1704640 shtetas dhe 425722 mjete.Në periudhën 01-15 gusht 2014 është përballuar një fluks 1418686 shtetas dhe 360133 mjete, ne krahasim me te njëjtën periudhe te vitit 2013 me 1346134 shtetas dhe 306550 mjete, ndersa në periudhën, 1 janar deri 15 gusht 2014 kanë hyre/dalë nëpërmjet PKK-ve 9232850, shtetas dhe 2632822, krahasuar me vitin 2013, me 9138867 shtetas dhe 2284304 mjete”.Policia e Shtetit ndër të tjera ka konfirmuar angazhimin për të siguruar mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik deri në mbyllje.“Gjithashtu, PKM ka detyra specifike edhe për sigurinë ne plazhe, për t’u ardhur ne ndihme shtetasve, sidomos ne rastet kur u rrezikohet jeta. Policia e Shtetit është e angazhuar për ta mbyllur me sukses detyrën e saj edhe për sezonin turistik veror 2014”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter