Në Universitetet shtetërore ka vend për të gjithë maturantët me mesatare mbi 6
Tirane- Për vitin akademik 2014-2015 në Institutet e Arsimit të Lartë Publik shtetëror mund të hyjnë praktikisht të gjithë ata që kanë mesataren mbi notën 6.Konkretisht 76% e nxënësve që plotësuan formularin A2 ditët e fundit hyjnë në Universitetet publike."Në total akorduam 19 196 kuota pra kemi akorduar praktikisht vend për pothuajse cdo student i cili e kishte notën më të lartë se 6. Ose kemi akorduar mjaftueshëm vende publike për 76 % e nxënësve që plotësuan formularin A 2 gjatë viteve të fundit “ tha zv/ministri i Arsimit Arbjan Mazniku.Ai doli sot në konferencë para gazetarëve për të sqaruar pse u miratuan 19 mijë kuota nga 29 mijë të tilla që ishin vitin e kaluar.Gjithashtu ai hodhi poshtë dhe akuzat e PD-së lidhur me mbylljen e filialeve të universiteteve shtetërore."Në krahasim me kuotat e kërkuara nga universitetet, pra 22 mijë kuota, janë miratuar 2800 kuota më pak. " tha ai duke treguar arsyen pse u ndërmor ky hap“Nuk janë miratuar kuotat për 25 programe studimi që kishim më pak se 10 studentë në vitin akademik 2013-2014. Për 14 programe studimi ku studentët ishin me notë mesatare nën 5.5. Në 23 programe të filialeve publike të pezulluara nga qeveria, dhe për 13 programe në Akademinë e Arteve të Shkodrës” tha ai.Sipas Maznikut nëse këta studentë do të ishin orientuar në degët zanantit, sot do të ishin në punë.Duke folur për rritjen e tarifës së studimit Mazniku tha se është respektuar kërkesa e Senateve të universiteteve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter