Gjirokastritët “mjeshtra” të artit të rrugës, ndërtesate me mbishkrime

Gjirokastër- Mjafton të hedhësh një vështrim të shpejtë dhe nuk është e vështirë të mos të të kapë syri mbishkrime nga më të ndryshmet në muret e pallateve apo objekteve të ndryshme.E kthyer në modë dhe dëshmi e një niveli të ulët qytetarie, këto mbishkrime duket se po pushtojnë çdo centimetër mur të lirë në qytetin e Gjirokastrës.Një pjesë e tyre u përket partive të ndryshme politike, vendosur gjatë fushatës së fundit elektorale të një viti më parë, krahas dedikimeve, simboleve apo fjalorit të rrugës.Vetë banorët pohojnë se këto mbishkrime dëmtojnë imazhin e qytetit që dikur dallohej për pastërtinë e vet dhe nivelin e lartë të qytetarisë.sinkEdhe pse pronarët e objekteve dhe apartamenteve lyejnë vazhdimisht këto hapësira të ndotura, mjafton pak kohë që ato të rikthehen në gjendjen e mëparshme.Fenomenit të shkrimeve mbi mur nuk i kanë shpëtuar as objektet në zonën muzeale të qytetit të gurtë të Gjirokastrës, më e vizituara nga turistët vendas e të huaj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter