Në Ksamil kapaciteti i plazheve nuk përballon dot fluksin e turistëve
Ksamil- Që nga 1 gushti në qytezën e Ksamilit ka pasur një dyndje të pushuesve të huaj dhe vendas që synojnë këtë vend por çuditërisht ata janë përballur me kthim mbrapa për faktin kokëfortë tashmë të mos gjetjes vend qoftë për t’u larë në det apo edhe vend për t’u akomoduar nëpër hotele.Pra kjo situatë e krijuar sidomos kërkon rritje të kapacitetit qoftë të plazheve por edhe të hoteleve. Këtë e kanë bërë publike për kamerën tonë pronarë plazhesh, por edhe hotelesh.Kryetari i komunës së Ksamilit, Besnik Abedini, shprehet se shtimi i plazheve dhe kapaciteteve akomodues në hotele është emergjente. Në një ditë në Ksamil, sipas kryetarit Abedini, gjatë pikut të sezonit qarkullojnë rreth 50 mijë pushues.“Ju falënderoj që keni verifikuar këtë situatë se kjo ka rreth 10 ditë në Ksamil njëkohësisht gjej rastin të falënderoj gjithë pushuesit që frekuentojnë Ksamilin se në krahasim me vitin e kaluar ka qenë një diferencë ose një shtesë e paimagjinueshme dhe e pallogaritur prej nesh dhe në këtë kontekst unë do t’ia shpreh edhe zyrtarisht edhe mendimin tim ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit ndoshta për të arritur deri në kreun e qeverisë shqiptare që pjesa e pashfrytëzuar e plazheve të Ksamilit të bëhen efiçente për të rritur akoma më tepër kapacitetin mbajtës të këtyre plazheve dhe kjo gjithmonë do të bëhet sipas një projekti që ne do t’ia kërkojmë qeverisë.Projekt ky si për mënyrën se si do të veprohet për zgjerimin e këtyre plazheve me ndërhyrje për nivelim apo ndonjë studio tjetër që do të jetë më me vizion për të krijuar plazhe që të jenë me platforma druri. Por gjithashtu kjo do shoqëruar edhe më shtim të kapacitetit mbajtës të pushuesve, sit ë hoteleve dhe turizmit familjar. Këto ecin paralel me njera - tjetrën. Për situatën e krijuar i kërkoj ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit që Ksamili të jetë në plan të parë dhe lejet e ndërtimit të fillojnë gradualisht të zhbllokohen dhe të behët shtesa e kateve që nuk janë bërë ende dhe kjo sipas planit rregullues.Ju siç e vutë re besoj se në një ditë të zakonshme Sarandë Ksamil me këtë rrugë që është bëhet për 12 min, kurse besoj se ju keni ardhur për një kohë më shumë se gjysmë ore. Kjo tregon shtim të lëvizjes. Duke parë me përafërsi në Ksamil në një ditë gjatë gjithë vijës bregdetare mund të gjesh rreth 50 mijë pushues”.Sipas kreut të Komunës, aktualisht më shumë se gjysma e vijës bregdetare është e pashfrytëzuar.“Mund të them që është edhe gjysma e vijës bregedare e pashfrytëzuar dhe dihet që bregdeti në Ksamil është shkëmbor dhe mënyra se si do të bëhet eviçent për të arritur në rritjen e kapacitetit mbajtës të plazheve për këtë kërkoj edhe vizionin dhe mbështetjen e studiove të përparuara dhe bashkëkohore”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter