Shkodra atraktive për turistët, italianët shfaqin interes për Fototekën Marubi

Shkodra përherë e më shumë po tërheq turistë nga vende të ndryshme europiane. Historia, kultura dhe tradita e saj shekullore ka ngjallur interesin e tyre për të mësuar dhe eksploruar më shume këtë qytet.Një grup prej afro 30 turistësh nga Italia, pjesa më e madhe e tyre bankier, mësues dhe intelektual në qytetin e Torinos vizituan fototekën kombëtare "Marubi".Ato u njohën më një nga pasuritë e radha të vendit tonë, duke mbetur të impresionuar nga arti i fotografisë dhe lidhjet e hershme që ky qytet ka patur me shtetin mëmë të tyre.“Në Shkodër sapo kemi ardhur, por dua të flas për përshtypjet e para në Shqipëri. Më pëlqen shumë këtu, aq më tepër vendet që ndodhen afër Italisë. Është një vend që realisht e mendoja me të thatë, por në të vërtetë është shumë i gjelbërt. Ka një larmi tërheqjesh turistike. Arkitektura, njerëzit dhe mikëpritja juaj janë vërtetë impresionuese. Do të kthehem sërish në vendin tuaj dhe do ti bëj reklamë tek miqtë e mi në Itali”u shpreh një turiste.“Një vend interesant. Fatkeqësisht para se të nisja këtë udhëtim, dija pak për vendin tuaj. Kemi një operator që po na mëson diçka, sepse gjithmonë kam vizituar vende të tjera dhe këtu nuk kisha ardhur kurrë. Tani që po e mendoj, them me vete pse kam qëndruar kaq gjatë pa ardhur në Shqipëri, në këtë vend tërheqës. Më parë nuk dija për lidhjet e Shkodrës dhe Italisë dhe mund të them tani që po i mësoj, me emocionojnë më shumë këto lidhje të forta. Them, a thua do ti lënë ndonjëherë këto foto të vijnë në Itali. Po të isha unë këtu një drejtuese, këto foto do ti sillja në Torino pasi do të kishin sukses të padiskutueshëm. Janë foto fantastike, dëshmojne histori dhe vlera”u shpreh një tjetër.“Kam parë pak në këto 24 orë, por qyteti është shumë i bukur. Kam një përshtypje të mirë. Kisha dëgjuar për Shqipërinë dhe vendosa të bëj këtë udhëtim. Kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë, kisha lexuar, parë filma, por kurrë nuk kisha qenë. Në 1990 kam parë një film të Giani Amelio për Shqipërinë dhe mund të them që kjo që po shoh është një vend krejt tjetër. Shumë ndryshime dhe do t’ua rekomandoj miqve të mi, ashtu siç ma rekomanduan mua”theksoi një tjetër.Për kryetarin e Qëndrës së Kulturës Shqiptare ne Itali, vendi ynë përherë e më shumë po ngjall interes tek të huajt për të vizituar dhe njohur nga afër.Pikat turistike të Shkodrës, zona muzeale, Kalaja "Rozafa", Fototeka "Marubi", Alpet etj janë vetëm disa nga destinacionet që çdo vit thithin qindra turiste nga Europa, vendet e lindjes, SHBA, Kanadaja e më gjerë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter