Shtatori i ngarkuar për PD, statut i ri, mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar
Tiranë- Vjeshta për Partinë Demokaratike, nuk do të jetë vetëm një periudhë e rëndësishme për aksionin e saj politik në brenda dhe jashtë parlamentit, por dhe një periudhë mjaft e rëndësishmë për organizmin e saj.Në fillimin e muajt shtator, periudhë ku pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, statuti i forcës më të madhe opozitare në vend, Partisë Demokratike, do ti nështrohet ndryshimeve rrënjësore dhe mjaft të rëndësishme, ku si pikenisje do të ketë udhëzimin e kryetarit, Lulzim Basha, i dalë para procesit zgjedhor.Për ndryshimet në Kushtetutën e brendshme, burime të "Ora News, pranë Partisë Demokratike, theksojnë se kjo forcë politike ka ngritur grupin e punës, dhe ka hedhur piketat e para për ndërhyrjet e mundshme.Neni, që sanksionon koston politike të kreut të partisë, në rast të një disfate në zgjedhjet parlamentare, pritet të jetë shkëndija që do të ndez debatin e brendshëm në Partinë Demokratike.Ndërkohë mësohet se në statut, do të parashikohet që drejtuesit e degëve të mos kenë mundësi të garojnë në proceset elektorale për deputetë apo dhe kryetar Bashkie dhe në rast se do të propozohen për këto procese ata automatikisht duhet të dorëzojnë mandatin e kryetarit të degës.Ndryshime paralajmërohen edhe në funksionimin e sekretariateve, që do të jenë pjesë e strukturave të partisë. Parashikohet gjithashtu që sekretariatet të propozohen nga kryesia e Partisë Demokratike, po ashtu një tjetër çështje që pritet të ndryshohet është edhe ajo e skemës së organizimit të të grupeve të punës në nivel qarku.Kuvendi Kombëtar që pritet të mblidhet në fillimin e muajit shtator, do të zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe kryesinë e Partisë Demokratike, e cila tashmë ndjehet e rinovuar dhe e freskët të bëj detyrën për të cilën qytetarët e kanë mandatuar.Ndryshimet satutore në Partinë Demokratike, janë të parlajmëruara nga kryetari i parties, Lulzim Basha, nga moment që mori timonin e forcës më të madhe opozitare në vend.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter