Tiranë, efektivi i SHISH vret pronarin e servisit, pas sherrit për gomën e makinës

Tirane- Pronari i një gomisterie në Tiranë  është qëlluar sot paradite për vdekje nga një klient i pakënaqur.Florian Selmani 33 vjeç ka qenë duke punuar si çdo ditë në biznesin e tij,në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet, kur rreth orës 11:00 (të 16 gushtit) është qëlluar dy herë me pistoletë nga një efektiv i Shërbimit Informativ Shtetëror.Konflikti e ka patur zanafillën një ditë më parë, kur Xhevair Mzika ka shkuar në gomisterinë e Selmanit. Por ai është kthyer sërish sot në mëngjes dhe i ka kërkuar llogari viktimës për cilësinë e gomës, e cila i ka plasur duke udhëtuar me makinë.Mësohet se Mzika, që shoqërohej edhe nga vëllai kanë debatuar ashpër me Florian Selmanin dhe më pas ata janë larguar për tu rikthyer për herë të dytë dhe këtë radhë të armatosur.Sipas burimeve, Mzika ka marrë armën në shtëpi tip pistoletë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të pronarit të gomisterisë duke e lënë të plagosur rëndë. Rrugës për në spital 33 vjecari ka ndërruar edhe jetë pasi plagët e marra kanë qenë tepër të rënda. Dyshohet se efektivi i Shërbimit Informativ shtetëtor ka përdorur për krimin armën e shërbimit, por pritet ekspertiza për të vërtetuar nëse është e njëjta armë apo jo.Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit por ende nuk kanë mundur ta arrestojnë. Vrasja ka tronditur banorët e lagjes ndërsa disa nga dëshmitarët kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen e rëndë.(Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja) Njoftimi i policise ora 12: 26 Ditën e sotme shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë marrë njoftim se në zonën e ish Fushës së Aviacionit në Tiranë, është plagosur me armë zjarri dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital, shtetasi Florian Selmani, 33 vjec, me banim në Tiranë.Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, nga ku aktualisht po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale, duke mbledhur dhe administruar provat.Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të castit midis viktimës dhe autorit, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.Për cdo detaj të kësaj ngjarje lidhur me kapjen e autorit, do t'ju informojmë në vijëmësi.(Në video: Momentet e para të vrasjes)|Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter