Fier, bashkia nis punën për ndërhyrjet në infrastrukturë

Fier - Gushti do të jetë muaji kur në fier do të nisin punimet për të realizuar një sërë projektesh, siç është ai në bulevardin "Jakov xoxa", ai i ndertimit të kompleksit sportiv dhe njeë sërë projektesh infrastrukturore.Kryetari i bashkisë  Fier, Baftjar Zeqaj, tha se punimet e para do të kryen ne verë kur edhe qytetarët pushojnë jashtë qytetit.Shtresat në nevojë do të jenë në qëndër të vëmendjes së bashkisë.Zeqaj deklaroi se me implementimin e projekteve të sipërpërmendura synohet kthimi i qytetit të Fierit në një qëndër të rëndësishme kulturore , sportive e sociale.Ndërkohë pritet që në bashkepunim me investitorët të huaj të marrin jetë dhe projekte të tjera të rëndësishme, të cilat do të sjellin rritjen e nivelit të shërbimeve sociale si dhe rritjen e numrit të të punësuarve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter