"Nënë Tereza" jo në qendër të sheshit, Kumbaro: Shtatorja do qendrojë në vendin aktual
Tiranë- Vizita e atit të shenjtë është një ngjarje historike, por në vendin tonë do të lërë pas dhe një kujtim tek qytetarët, një shesh të rehabilituar por dhe insitucione, fasada e të cilave ishte vjetëruar.Punimet intensive të cilat kanë nisur prej ditësh po vijojnë në mënyrë frontale, për të pasur gjithçka gati në 10 shtator.Duket se gjithçka po shkon mbarë, falë dhe gjetjes së gjuhës së bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, ku kjo e fundit me një fond prej 3.3 milion dollarësh ka marrë përsipër heqjen e shatërvanit, restaurimin e fasadave të godinës së Universitetit Politeknik, asaj të Rektoratit, riveshjen e shkallëve në tri anët e sheshit “Nënë Tereza”, zgjerimin e trotuareve, rishikimin e linjave të trafikut, sikurse edhe vendosjen e ndriçimit dhe gjelbërimit.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndoqi sot nga afër ecurinë e punimeve. Në një prononcim për mediat, Ministrja ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka vizita e Papës në vendin tonë.“ Jemi këtu për inspektimin e radhës të punimeve që po kryhen jo vetëm në sheshin “Nënë Tereza” por dhe në dy tre pika të tjera të Tiranës në kuadër të pregatitjeve që qeveria dhe shteti shqiptar po bën në kaudër të vizitës së Papa Franceskut në 21 shtator. Këtu kemi dy tipe kantierësh, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kemi hequr shatërvanin dhe nivelim dhe realbilitim të sheshit. Është me rëndësi reabilitimi i të gjithë shkallave të sheshit. Janë disa fronte që po kryhen paralelisht pasi koha ecën shumë shpejt dhe po punojmë në mënyrë frontale.Inspektuam dhe punimet në Pallatin e Kongreseve brenda, por dhe pastrimin e fasadës qëndrore sepse Pallati i Kongreseve do jetë qëndra e medias për gazetarët ndërkombëtarë, shqiptarë dhe nga rajoni që do marrin pjesë. Vetë Papa do të vijë me 70 gazetarë me avionin e tij, por pritet të kemi rreth 1000 gazetarë të huaj nga stacionet më me zë ndërkombëtarë që janë duke u akredituar për të qenë atë ditë prezent në Shqipëri.Pika tjetër është Muzeu Kombëtar, që po restaurohet në pjesën e jashtme dhe punime riparuese në pjesën e brendshme. Muzeu është një nga pikat qëndrore të aktiviteteve kulturore që do zhvillohen. Vizita e Papës ëhstë një ngjarje e madhe me karakter global dhe do jetë një rast i mirë për të përcjellë atë që Papa e përcolli në mesazhin e tij publik në 15 qershor, për të kthyer vëmendjen drejt Shqipërisë jo si një vend i skajshëm por si një vend i parë europian ku ai fillon udhëtimine tij në kontinent, me një kulturë që meriton vëmendjen e Europës, një bashkëjetesë të feve dhe një vend që ka kaluar shumë drama në historinë e tij”tha Kumbaro.Lidhur me debatet për projektin e shatërvanit, Kumbaro tha se po ekzekutohet projekti që ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Nga ana tjetër ajo shtoi se nuk do të jetë zhvendosje të statujës së “Nënë Terezës”, vetëm pastrim të saj.“Projekti që po ekzekutohet është prohjektzbatimi që ka marrë miratimin e Këshillit kombëtar të Restaurimeve sepse në çdo ndërhyrje që bëhen në zona të trashëgimisë kulturore asnjë projekt nuk mund të bëhet pa këtë miratim. Për këtë projekt jemi rakorduar me Bashkinë dhe Ministrinë e Kulturës. Qeveria për ndërhyrjet që ka marrë përsipër ka nxjerrë një fond prej 1 milion dollar, ku nuk përfshihet pjesa e fundit për punimet restauruese të shatërvanit që është nga fondi i Bashkisë së Tiranës. Nuk do ketë zhvendiosje të statujës së Nënë Terezës, por do ketë një pastrim. Data 10 shtator është data që ne jemi angazhuar që sheshi të jetë gati”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter