Trazira në Islamabad, vijojnë protestat në Pakistan
Islamabad- Mijëra protestues janë mbledhur sërish në kryeqytetin e Pakistanit si pjesë e një tubimi të madh i cili nis nga Lahore drejt Islamabadit.Marshi protestues udhëhiqet nga kreu i opozitës së pakistanit Imran Khan. Kryeopozitari kërkon dorëheqjen e kryeministrit Naëaz Sharif , me argumentin se zgjedhjet e mbajtura në 2013 janë manipuluar.Khan, i cili kryeson partinë opozitare Tehreek-e-Insaaf, tha se qeveria ishte e paligjshme, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja. Ai tha gjithashtu se protestat nuk do të ndalen deri rrëzimin e kryeministrit Sharif.Sipas policisë në protestat opozitare ishin rreth 60 mijë persona që merrnin pjesë.Por përveç protestave të organizuara nga opozita, kundër qeverisë ka dalë edhe kleriku Tahirul Kadri, i cili organizon të tjera protesta , duke bërë thirrje për një "revolucion të gjelbër”. Turma e drejtuar prej tij arriti gjithashtu në Islamabad.Ndërkohë dje gjate marshimit të protestës është qëlluar makina e kreut të opozitës vendase, Imran Khan . Famtirësisht kryeopozitari nuk ka marrë plagë, por kjo ngjarje ka shërbyer si një impuls që dhuna të shpërthejë ashpër mes protestuesve kundër qeverisë dhe atyre pro qeverisë.Kjo protestë është parë si sfida me e madhe e Kryeministrit Naëaz Sharif që prej ardhjes ne pushtet.Naëaz Sharif mori detyrën vitin e kaluar në atë që u konsiderua transferimi i parë paqësor demokratik i pushtetit nga një qeveri civile te një tjetër. Tensionet në Pakistan janë shtuar javën e kaluar, kur mbështetësit e klerikut ul-Qadri u përleshen me policinë në qytetin Lahore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter