Emigrantët kthehen në Greqi, radhë në Kapshticë, shumica pasagjerë autobusi
Kapshticë- Pikës së kalimit kuftar të Kapshticës i është rikthyer sërish fluksi i kalimit të shtetasve shqiptarë.Me mijëra emigrantë, të cilet kaluan pushimet verore pranë familjeve të tyre në Shqipëri tashmë por rikthehen sërish në qytetet ku janë rezidentë në Greqi për të rinisur punën e tyre atje.Ajo çka bie në sy gjatë këtyre ditëve është fakti që me qindra emigrantë nuk po përdorin më automjetet e tyre personale për të ardhur dhe ikur në Greqi, por autobusat e linjave.Shkak për këtë është bërë gjendja e vështirë ekonomike dhe transporti me autobus kushton më pak.Por ndërsa kostoja është më e ulët, udhëtimi me autobus bëhet më i lodhshëm për faktin se emigrantët duhet të presin disa orë në dogane deri në kontrollin e të gjitha pasaportave.Një fakt i tillë është vënë re dhe sot, ku me qindra emigrantë kanë pritur për disa orë për të kaluar kufirin.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Kapshticës kanë kaluar drejt Greqisë mbi 4693 shtetas me 1044 mjete shtetas dhe kanë hyrë rreth 2669 me 668 mjete.Pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje, ndërsa ajo greke me 4 në hyrje. Ditët në vazhdim priten të sjellin një fluks edhe më të madh të emigtrantëve që kthehen në Greqi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter