Përmet, tenton të përdhunojë 34-vjeçaren me aftësi të kufizuara
Përmet- Tjetër denoncim për marrëdhënie seksuale me dhunë. Policia e Përmetit ka ndaluar gjatë ditës së sotme një 26-vjeçar, nën akuzën se ka tentuar të dhunojë seksualisht një person me aftësi të kufizuara.Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në komunën Ballaban, nga ku mësohet se 26-vjeçari F.B ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 34-vjeçare të paaftë për t’u mbrojtur.Ka qenë kjo e fundit, e cila ka bërë dhe denoncimin në polici. Mësohet se 34-vjeçarja ka deklaruar në komisariat se autori e ka dhunuar fizikisht dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter