Parqet më të bukura të Italisë

Çdo vit në Itali organizohet një konkurs për përzgjedhjen e parkut më të bukur, i cili këtë vit shënon edicionin e 12 të tij. Këto parqe në qytete të ndryshme të Italisë, vlerësohen jo vetëm në bazë të bukurisë që ofrojnë por edhe në bazë të vlerës botanike dhe historike që ata përcjellin. Ky konkurs zhvillohet në fund të stinës së vjeshtës.