Gratë turke, mijëra fotografi duke qeshur për "inat" të zëvendëskryeministrit (Foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2014, 22:36
Turqi - Javën e kaluar, zëvendëskryeministri turk, Bülent Arınç, ka ngjallur një reagim të madh nëpër mediat sociale. Gratë, tha ai, nuk duhet të qeshin në publik.Qindra gra turke i janë përgjigjur atij duke postuar fotografi nëpër rrjetet sociale, ku shiheshin duke qeshur. Ka pasur më shumë se 160 mijë postime, me të cilat gratë turke kanë protestuar kundër kësaj deklarate.Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që autoritetet turke, japin këso deklarata për gjininë femërore.Ka pasur deklarata edhe më shokuese në të kaluarën, edhe nga vetë kryeministri turk, Erdogan.
Marrë nga Gazeta Express