Afganistan, vritet një gjeneral amerikan
Në Afganistan, një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane hapi zjarr, duke vrarë një gjeneral amerikan dhe plagosur një numër trupash amerikane dhe ndërkombëtare.Sekretari i shtypit i Pentagonit Admirali John Kirby tha gazetarëve në Uashington se një gjeneral amerikan u vra, por nuk e identifikoi zyrtanin me emër.Gjeneral-majori, zyrtari më i lartë amerikan që vritet në Afganistan, thuhet se u qëllua nga afër gjatë një "vizite rutinë" në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Marshall Fahim të Kabulit.Të plagosurit ishin anëtarë të forcave ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan, duke përfshirë një gjeneral gjerman.ISAF konfirmoi se një nga zyrtarët e tij u vra, por dha pak hollësi për ngjarjen.Përveç gjeneralit amerikan i cili vdiq, zyrtarët amerikanë thanë se janë plagosur edhe 15 ushtarë ndërkombëtarë, dhe se mes të plagosurve kishte amerikanë.Ministria afgane e Mbrojtjes tha se personi që shtiu, u vra. Ajo e përshkroi atë si "terrorist" të veshur me uniformë të ushtrisë afgane./VOA/