Konflikt ndërfetar në jug të Egjiptit, protestues myslimanë sulmojnë kishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2013, 19:20
Polica egjiptiane ka hedhur gas-lotësjellës për të shpërndar qindra protestues musliman të mbledhur afër një kishe në jug të Egjiptit, gjatë dhunës së fundit sektare në vend.Banorët e fshatit al-Marasheda të provinces Qena, kanë thënë se protestuesit kanë hedhur gurë në kishën e fshatit. Raportohet se gjatë natës, janë djegur disa dyqane pronë e të krishterëve. Ende nuk ka ndonjë raport për viktima.Shpërthimi i dhunës ka ardhur si pasojë e akuzave të fshatarëve ndaj një pronari të dyqanit se e ka sulmuar një vajzë 6 vjeçare të përkatësisë muslimane.Autoritet lokale janë cituar të kenë thënë se kanë filluar të hetojnë rastin.Të krishterët në Egjipt, përbëjnë 10 për qind të popullatës 82 milionshe të këtij vendi.