Sydney "digjet" nga temperaturat e larta

Qyteti i Sidnei-t po piqet ne diell, shkruajne mediat nderkombetare duke përshkruar në këtë mënyrë ditën më të nxehtë që po kalon kryeqyteti Australian, temperaturat e të cilit arritën në 46 gradë celsius.Temperatura rekord u regjistrua ne Observatory Hill ne 14:55 me oren lokale. Por disa zona ne rajonin e Sidneit kane qene edhe me te nxehta, thote BBC dhe ne qytetin e Penrithit ne perendim, temperaturat mberriten ne 46,5 grade celsius.E ndërsa regjistrohet vdekja e pare për këtë vit nga zjarret , në Viktoria një person ka humbur jetën nga zjarret. Policia e Shtetit tha se trupi i njeriut, i cili nuk është identifikuar, u gjet i djegur jashtë një qytet të vogël 200 km Seaton, në lindje të Melburnit.Megjithëse të dielën një zjarrfikës humbi jetën gjatë trajtimit te njërët nga vatravt e zjarrit në Tasmania.Skuadrat e zjarrfikesve vazhdojne te luftojne me flaket ne Neë South Wales dhe Victoria, ku ka ende dhjetera vatra zjarresh qe nuk jane vene nen kontroll. Fshati i vogel i Licolas ne lindje te Victorias eshte izoluar krejtesisht nga flaket me bllokimin e te vetmes rruge qe conte atje. Zyrtaret thone se dhjetera persona jane evakuar, por jane te pakten 10 banore qe vazhdojne te mbeten ne kete fshat.Australia perballet cdo vit me zjarre pyjore nga rritja e temperaturave. Shkurtin e vitit 2009, ne ate qe sot njihet si e shtuna e zeze, 173 vete gjeten vdekjen prej zjarreve ne Viktoria. Rekordi i meparshem i temperaturave te larta ne Sidnei ishte ai i janarit 1939, kur termometri shenoi ne observatorin e Sidneit 45,3 grade celsius.