BE: Të nisë misioni trajnues në Mali
Ministrat e jashtëm të BE ngulin këmbë më tej për një fillim të shpejtë të misionit trajnues në Mali. Ata përshëndetën ndërhyrjen e Francës por trupa luftarake ata nuk ofruan.Evropianët janë shumë të lumtur që Franca veproi kaq shpejt në Mali. Por luftën ata duan t'ua lënë edhe më tej francezëve dhe afrikanëve. Por pavarësisht mbështetjes ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius tha se vendin i tij është në një pozicion pararojë, por të gjithë duhet të jenë të shqetësuar për terrorizmin.Edhe ministri i Jashtëm i Malit mori pjesë në mbledhje dhe kërkoi mbështetje. "Terrorizmi mund të godasë secilin, në çdo kohë dhe kundër të gjithëve. Prandaj ne duhet të organizohemi dhe t'i bashkojmë forcat", tha ai.Por mbështetja, me përjashtim të fjalëve është modeste: BE do të dërgojë 200 deri 250 instruktorë, që do ta aftësojnë ushtrinë e Malit dhe ushtarët e Bashkësisë Afrikano-veriore.Sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, Giulio Terzo, në rast nevoje numri mund të arrijë deri në 500. Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Ëesterëelle e quajti misionin si shumë të rëndësishmin.Ndërkohë ekspertët paralajmërojnë se sulmet në Mali mund të përhapin dhunën në të gjithë rajonin e varfër ndërsa edhe perëndimit do ti kushtojë shumë. Ata thonë se ky konflikt mund të prekë edhe SHBA-të .