Algjeri, vriten 35 pengje dhe 15 rrëmbyes
Një operacion i pasuksesshëm i ushtrisë algjeriane për lirimin e disa dhjetera pengjesh, punonjës të një impinati gazi në Algjerinë juglindore shkaktoi vdekjen e 50 personave, 35 pengjeve dhe 15 rrëmbyesve.Agjensia Algjeriane e Lajmeve informoi se katër pengje janë liruar, por pranoi se operacioni është shoqëruar me viktima, pa saktësuar një numër të saktë.Rrjetet e mëdha ndërkombëtare, si "BBC", "CNN" apo agjensitë "AFP", "ANSA" e "RIA Novosti" theksojnë se janë vrarë 35 pengje.Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajne të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.Militantët thanë për mediat lokale se forcat ushtarake algjerianë kishin hapur zjarr nga ajri.Sipas raporteve te para te pakonfirmuara, dyshohet se vrasja e pengjeve ndodhi kur autoritetet qelluan nje autobus, me te cilin pengmarresit po perpiqeshin te largoheshin nga rrethimi i forcave speciale se bashku me pengjet.Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.