Dalja e Britanisë nga BE? Cameron: S`do ketë referendum
Ndërsa BE dhe SHBA-të kanë tërhequr vëmendje për paralajmërimet e kryeministrit britanik Devid Kamerun mbi marrëdheniet me BE, duket se nga Londra ka një tërheqje. Cameron ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet për një referendum të mundshëm për qëndrimin ose jo te Britanisë në BE, por thotë se është momenti të rinegociohet roli i saj në bllok."Nuk besoj se është e drejtë për Britaninë e Madhe të kryejë një referendum për të qenë jashtë apo brenda BE pasi mendoj se do të ishte dhënë një zgjedhje e gabuar e popullit britanik. Miliona njerëz në këtë vend përfshirë edhe mua kanë dëshirë të qëndrojnë në BE"- deklaroi kryeministri britanik.Cameron tha se Britania duhet të qëndrojnë në Bashkimin Evropian nëse ajo dëshiron një rol në çështjet e BE-së."Gjëja më e rrezikshme për këtë vend është ajo e të parit ndryshimet që ndodhin në Europë për shkak të monedhës euro dhe të qëndrojmë pa lëvizur duke thënë se nuk kemi synim të bëjmë asgjë"-theksoi Cameron.Cameron, i cili dëshiron të rinegociojë kushtet e anëtarësimit në BE të Britanisë ka përsëritur se Britania nuk do të jetë pjesë e monedhës euro.