Bilanc tragjik nga pengmarrja në Algjeri, vriten 35 pengjit dhe 14 militantë
Humbin jetën 35 pengjit në impiantin e gazit në lindje të Algjerisë. Rezultati tragjik i pengmarrjes së 41 personave në Algjeri ditën e merkure vijon pasi ushtria algjeriane ka sulmuar vendin e ngjarjes."Operacioni ushtarak është në vazhdimësi" raporton Foreing Oficce. Ndërsa imformacionet janë kontradiktore. Më parë, është raportuar se të paktën 30 algjerianët dhe 25 shtetas të huaj arritën të shpëtonin. Por sipas mediave të huaja disa nga personat e marre peng kanë vdekur bashke me 14 militantë.Ushtarët algjerianë po mbajnë të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit In Amenas, të cilin militantët islamik e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian. Helikopterët e ushtrisë algjeriane sulmuan fabrikën e gazit, duke plagosur dy pengje japoneze.Autorët e sulmit dhe pengmarrjes kanë njoftuar se mbajnë 41 shtetas të huaj në pikën e gazit dhe kërkojnë që Franca të ndalojë fushatën e saj ushtarake kundër rebelëve islamikë në Mali. Kryeministri francez Francua Hollande njoftoi se midis pengjeve gjenden qytetarë francezë. Hollade tha se situata është shumë konfuze, por shprehu besimin absolut në autoritetet algjeriane për të zgjidhur situatën.Kryeministri britanik David Cameron zhvilloi bisedime mbi çështjen me presidentin algjerian Abdel- Aziz Butefika, ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik William Hague theksoi se kjo ishte një "situatë të rrezikshme e cila evoluon me shpejtësi".Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.Sipas burimit të sigurisë algjeriane që ka cituar Reuters, të armatosur insistojnë në kërkesën për të lënë pikën e gazit duke marrë me vete pengjit.Të armatosuruit kërcënojnë se një operacion i mundshëm për të liruar pengjit "do të ketë një fund tragjik". Ata pretendojnë së kanë vendosur bomba rreth inpiantit dhe se disa prej pengjeve janë të veshur me eksploziv. Nga ana e tyre, forcat algjeriane përjashton çdo mundësi për negociata, duke thënë se kanë refuzuar kërkesën e ushtrisë për t'u larguar nga vendi me pengjet.Ne total, besohet se militantet morën peng 41 persona, mes te cileve amerikane, britanike, japoneze, franceze, norvegjeze dhe malajziane. Midis punonjesve te impiantit te gazit te rrembyer ndodheshin edhe disa vendas, por ata u lane te lire ne vijim prej pengmarresve.