Pengmarrja në Algjeri drejt fundit, lirohen 100 persona nga 132 pengjet
Pengmarrja e përgjakshme, e cila zgjati për tre ditë më rradhë në Sahara-n mesa duket po arrin ne fundin e saj, pasi autoritetet algjeriane njoftuan se janë liruar 100 nga 132 pengjet të mbajtur nga ekstremistët islamikë në një impiant të gazit. Megjithatë, ende nuk dihet fati i 30 pengjeve të tjerë."Rreth 30 të huajt janë ende duke u mbajtur peng ose nuk dihet nëse ata janë ende të gjallë",raportojnë mediat shtetërore, pasi militantët islamikë janë përplasur me forcat ushtarake algjerianë që po përpiqen për të shpëtuar pengjit në In Amenas.Ndërsa është ende e paqartë se sa nga të huajt janë ende duke u mbajtur nga militantët dhe sa nga këta mund të jenë fshehur në territoret e kompleksit të gazit, i cili është shumë i madh. Gjithashtu nuk dihet ende sa nga pengjit kanë vdekur.Ndërkohë dhe Presidenti amerikan Barak Obama është i përditësuar vazhdimisht për gjendjen në Algjeri, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë."Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë algjeriane dhe theksuam se prioriteti kryesor është siguria e pengjeve", shton në një deklaratë përfaqësuesi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tommy Vitor.Në të njëjtën kohë agjencia e lajmeve e Mauritanisë raportoi se rrëmbyesit të cilët janë të lidhur me Al Kaedën kanë sugjeruar të shkëmbejnë amerikanët që mbajnë në objektet me dy luftëtarë që gjenden të burgosur në Shtetet e Bashkuara dhe kërkuan që Franca të negociojë fundin e luftës në Mali.Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve APS luftëtarët identifikuan dy personat të cilët dëshirojnë të lirohen, pakistanezen Afia Sidiki dhe egjiptianin Omar Abdel-rahman, i njohur si "sheiku i verbër," shtoi APS, duke cituar një përfaqësues të organizatës së sulmit në impiantin e gazit.