FMN: Ekonomia botërore përballoi kolapsin

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia botërore mundi të kalojë kolapsin gjatë vitit 2012, por reforma rigoroze fiskale duhet të jenë të nevojshme  për të mbrojtur këtë shërim të ekonomisë.Shefja e FMN-së  Christine Lagarde thotë se fuqitë ekonomike kanë shumë punë për të bërë për rritjen  e mbi të gjitha për të kaluar sfidat e Evropës."Në shmagëm  kolapsin e tani duhet një rikthim. Pavarësisht kësaj nuk është koha për t'u çlodhur, "tha Lagarde.Një ditë më parë  Banka Qendrore Evropiane njoftoi se rritja ekonomike në Eurozonë vazhdon të jetë e dobët .Sipas sehfes së FMN-së është arritur shumë me reformat që kanë marrë liderët europianë për të luftuar krizën.  Megjithatë për Lagarde progresi mund të arrihet me një bashkim bankar. Sa i përket Shtetet e Bashkuara të Amerikës Lagarde tha se duhet ngritur tavani i borxhit dhe se duhen shkurtuar shpenzimet qeveritare në terma afatmesmeNdërkohë  dy raporte të reja japin shenja pozitive për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.Qeveria tha se numri i amerikanëve që paraqitën për herë të parë kërkesë për ndihmë papunësie ra javën e kaluar në pikën më të ulët në pesë vjet. Analistët thonë se rënia e numrit të kërkesave për asistencë mund të jetë një tregues që punëdhënësit po pushojnë më pak punëtorë dhe jo domosdoshmërisht që po marrin në punë më shumë njerëz.