Kinë, rritja ekonomike më e ulët në 13 vite
Produkti i Brendshëm Bruto, është rritur me 7,8% gjatë 2012-ës në Kinë por ka patur një ulje në krahasim me 9,3% të vitit 2011.Gjithsesi, masat e qeverisë për të nxitur rritjen kanë nisur të funksionojnë, duke qenë se ka patur një rritje gjatë 3-mujorit të fundit.Stabiliteti ekonomik shihet si jetësor për Kinën, ndërkohë që liderët e rinj të vendit synojnë të rrisin standardet e jetesës.Analistët thanë se përmirësimi i ekonomisë gjatë 3 muajve të fundit të 2012-s, ku rritja shkoi në 7,9%, nga 7,4% që ishte 3-mujorshin e tretë, do të ndihmojë për të lehtësuarMegjithatë, ata kanë paralajmëruar se planet e shpenzimeve të qeverisë, që i dhanë një shtysë ekonomisë, do të zbehen gjatë 2013-s, dhe se Kina do të jetë sërish e prekshme nga impakti i goditjeve të jashtme, si në SHBA apo Europë.