Turqi, varrosen tre aktivistet kurde
Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tri aktivisteve kurde në Dyarbakir të Turqisë. Aktivistet u qëlluan për vdekje në Paris në javën e kaluar.Raportet thonë se deri në 50 mijë njerëz morën pjesë në funeral, në qytetin e dominuar me popullatë kurde.Një nga gratë e vrara ishte Sakine Cansiz, një nga themelueset e partisë që është e paligjshme në Turqi, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, apo PKK.Motivi i vrasjes së tyre mbetet i paqartë. Vrasja ndodhi në kohën kur Turqia është anagazhuar në bisedime me liderin e burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan, që kanë për qëllim dhënien fund të konlfiktit të gjatë me dekada në mes të kryengritësve kurdë, që kërkojnë autonomi nga Turqia.Celattin Demirtas, një politikan i shquar kurd i tha turmës se vrasjet nuk do të shkurajojnë ata që kërkojnë t’i japin fund konfliktit, që deri më tash ka lënë të vdekur më shumë se 45 mijë njerëz.