Anullohen fluturimet me “Boeing 787”, EASA urdhëron rishikim të sigurisë së avionëve
Autoriteti i Sigurisë Ajrore Evropiane urdhëroi rishikim të përgjithshëm të sigurisë së avionëve Dreamliner “Boeing 787”, pas një sërë incidentesh të tyre në ditët e fundit. Kjo lëvizje erdhi pasi autoritetet e aviacionit të Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara përkohësisht ndaluan fluturimin e këtyre avionëve.Të mërkurën një avion Dreamliner kreu ulje emergjente gjatë një fluturimi të brendshëm në Japoni, pasi dritat paralajmëruese treguan për probleme me bateritë.Qeveria amerikane pezulloi fluturimet e avionit të ri “Boeing 787”, duke thënë se kompanitë ajrore amerikane nuk mund ta përdorin këtë avion, pa u zgjidhur problemi i rrezikut që lidhet me bateritë e tij.Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA), me bazë në Köln të Gjermanisë, tha se ditën e mërkurë ka miratuar udhëzimin nga Administrata e Aviacionit Federal të Shteteve të Bashkuara, e cila urdhëroi ndalim-fluturimin për të gjithë avionëve Dreamliner.Urdhri i EASA-së aplikohet për të gjithë transportuesit ajrorë evropianë që kanë në flotën e tyre avionëve “Dreamliner 787”.Ndërsa vetëm kompania ajrore LOT nga Polonia kryen udhëtime më avione të tillë.Po ashtu dhe Air India njoftoi se ka ndaluar fluturimin e gjashtë avionëve Dreamliner.Kompania Boeing tha se po punon ditë e natë për të sqaruar problemin e baterive, ndërkohë që Boeing ka marrë porosi për të prodhuar 800 avionë Dreamliner nga kompani ajrore të shumë vendeve, të cilat e pëlqejnë sepse shpenzon më pak karburant.