Presidenti Obama pritet të bëjë betimin

Presidenti amerikan Barak Obama do të bëjë betimin për një mandat të dytë në 20 apo 21 janar. Obama, do të nisë të dielën zyrtarisht mandatin e dytë në presidencë. Kjo do të jetë ceremonia e 57-të e inaugurimit të një presidenti në SHBA.Kushtetuta e SHBA-ve e specifikon se cermonia bëhet në mesditën e 20 janarit, çdo katër vjet. Por për shkak se kjo datë bie e djelë betimi do të zgjasë më pak se pesë minuta.  Përveç Obamës do të betohet edhe zv.presidenti Joe Biden. Kjo është hera e shtatë në historinë e SHBA-ve që dita e inaugurimit bie të dielën.Inaugurimi i tij i parë i 20 janarit të vitit 2009 ishte ngjarja me pjesëmarrjen më të madhe që është mbajtur ndonjëherë në Washington.E ndërsa kryeqyteti po përgatitet për inaugurimin, një vështrim në ceremonitë e fundit tregon se sa rituali ka ndryshuar dhe çuditërisht tradita nuk ndryshon.Presidenti ngre dorën e djathtë për të bërë betimin, e ndërsa fjalët që lexon janë të specifikuara në Kushtetutën e SHBA-ve, dhe lexohen në të njëjtën mënyrë që presidenti George Washington. Paul Boller është një historian 96-vjeçar që ka studiuar çdo ceremoni të inagurimit që nga fjalimi i parë Uashingtonit në 1789 dhe deri tek ai i Obamës në vitin 2009.Boller thotë se fjalimi më elokuent është ai i Abraham Linkolnit në mars të 1865, ku SHBA ishte në luftë civile e ai ishte duke luftuar për të ruajtur Bashkimin.Fjalimi më i gjatë ishte ai i William Henry Harrison, i zhvilluar në një mot me stuhi në vitin 1841 dhe që zgjati për një orë dhe 45 minuta."Ai foli për aq kohë, jo për Amerikën, por për historinë e lashtë  dhe ishte i mërzitshëm.  Dhe pas një muaji si president, ai u sëmurë dhe vdiq nga pneumonia," tha Boller.“John Kennedy,  fjalimi i tij kishte linja shumë të paharrueshme, dhe u prit mirë thotë Boller. Por për historianin 96-vjeçar edhe fjalimi i Obamës në 2009 ishte mbreslënës.