Algjeri, ende asgjë për fatin e pengjeve
Vijojnë të mbeten kundërshtuese informacionet mbi operacionin e forcave speciale algjeriane për të liruar mbi 40 pengjet, kryesisht të huaj, të rrëmbyer nga ekstremistët islamikë në një vendburim nafte në jug-lindje të Algjerisë,.Operacioni u ndërmor ditën e enjte dhe fillimisht u përfol për 35 pengje dhe 15 militantë të vrarë, ndërkohë që të premten BBC raporton se për disa pengje të liruar, ndërkohë që për fatin e pjesës më të madhe të tyre, nuk dihet asgjë. Shumë besojnë se janë vrarë, të tjerë thonë se rrebëlët bashkë me pengjet kanë mundur të cajnë rrethimin e ushtrisë algjeriane dhe janë zhvendosur tjetërkund.Rrebelët sulmuan pikën e naftënxjerrëse në In Amenas ditën e mërkurë. Ata njoftuan për marrjen peng të 41 persona, mes të cilëve shtetas amerikanë, britanikë, norvegjezë, japonezë dhe algjerianë.